Arrestohet një person në Bresje, ushtronte dhunë herë pas herë ndaj nënës!

Një person është arrestuar sot në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës.
Indeksonline mëson se personi i moshës rreth të 30-ve dyshohet se ka ushtruar dhunë të përsëritur ndaj nënës së tij.
Arrestimi ka ndodhur në rrugën “Tahir Zemaj” paraditën e sotme në banesën ku jetonin djali me nënën e tij.
