KQZ: Zgjedhjet me 7 shkurt, rrezik që të furnizohen me kohë me fletëvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po e sheh shumë problematike, 7 shkurtin, nëse u.d. e presidentes, Vjosa Osmani, do të caktojë si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
Burime të IndeksOnlinet kanë mësuar se këtë shqetësim KQZ-ja e ka shprehur përmes një informate që i ka dërguar Zyrës së Presidencës.
Burimet kanë thënë se KQZ-ja i ka dërguar informate Zyrës së Presidencës, se në rast se do të shpallet data e zgjedhjeve, më 7 shkurt 2021, do të kenë rrezik të furnizohen në kohën e duhur me fletëvotime.
“Gjithashtu subjektet politike, të cilat marrin pjesë në zgjedhje, do të kenë shumë afate të cunguara nga KQZ-ja, kjo për shkak se afatet janë tejet të shkurtuara, nëse mbahen zgjedhjet më 7 shkurt 2021”, thuhet në informatën që e ka dërguar KQZ-ja e që e ka siguruar IndeksOnline.