Formacionet zyrtare: Man United – Manchester City

Sot me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet takimi ndërmjet Man United dhe Man City, duel ky në kuadër të gjysmë-finales në EFL Cup.
Takimi zhvillohet në ‘Old Trafford’, ku pritet të jetë një ndeshje e mirë dhe më tepër në favor të United, shkruan IndeksOnline
Tashmë, të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet e tyre zyrtare për këtë sfidë të rëndësishme.
Man Utd XI: Henderson; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw; Fred, McTominay, Pogba, Fernandes; Rashford, Martial.
Man City XI: Steffen; Cancelo, Stones, Dias, Zinchenko; Fernadinho, Gündogan, Foden, De Bruyne, Mahrez; Sterling.