75 Mall Live Search
21:57 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / Blerim

Momenti kur protestuesit e hynë në Kongres, reagimi i policisë amerikane

Protestuesit pro-Trump janë futur brenda ndërtesës së Kongresit ku po bëhej certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të nëntorit ku fitoi Joe Biden.

Protestuesit pas përleshjeve me policinë amerikane janë futur brenda ndërtesës së Kongresit me dhunë ndërsa ka pasur edhe të lënduar.

The Spectator Index raporton se një person është qëlluar me armë zjarri brenda ndërtesës së Kongresi.

Ndryshe, Presidenti në detyrë Donald Trump kishte bërë thirrje për qetësi. Sipas tij, kjo gjë nuk i shërben askujt.

“Kjo është e gabuar dhe jo kush jemi ne. Përdorni të drejtat tuaja për ndryshim, por mos filloni të veproni si pala tjetër. Ne kemi një vend për të shpëtuar dhe kjo nuk i ndihmon askujt”, shkruan Trump në FB.