75 Mall Live Search
15:52 / E Enjte, 07 Janar 2021 / C E

Tottenham nuk e lëshon Sonin, kontratë të re me 25% rritje page

Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia e Covidit-19 dhe ndërprerjes për momentin të rinovimeve me futbollistët, drejtuesit e klubit të Tottenhamit kanë besim se ylli i skuadrës Heung-Min Son, do të rinovojë pa probleme kontratën e tij me Spursat.

Futbollisti i Kombëtares së Koresë së Jugut, të cilit i skadon kontrata me klubin londinez në verën e 2023 do ta zgjasë më tej kontratën e tij duke përfituar 25% rritje të pagës, që aktualisht kap shifrën e 150 mijë paundë.

Pavarësisht se financat e klubit janë prekur nga pandemia, administratori i klubit, Daniel Levy, ka si prioritet rinovimin e kontratës së 28-vjeçarit. /IndeksOnline/