75 Mall Live Search
21:57 / E Enjte, 07 Janar 2021 / A. A

Vojvoda shënon gol të bukur, e lë portierin në gjumë

Mërgim Vojvoda u paraqit vetëm 5 minuta në barazimin 1-1 të Torinos kundër Veronës.

Sot në stërvitje, trajneri Marco Giampaolo i pushoi lojtarët tjerë që luajtën gjithë ndeshjen por Vojvoda ishte prezent, madje dukej në formë të mirë.

Ai tregoi përkushtimin në fushën e blertë dhe realizoi një gol të bukur.

Ndryshe, 25 vjeçari ka luajtur 12 ndeshje këtë edicion në Serie A me Torinon.

/Indeksonline/