Shiu/ Vërshohen rrugët në Rahovec, vështirësohet komunikacioni

Reshjet e shumta të cilat kanë filluar që nga dita e djeshme kanë rënduar gjendjen nëpër rrugët e Kosovës.
Në rajonin e Prizrenit, saktësisht në Rahovec disa rrugë janë bërë vështirë të kalueshme, shkruan IndeksOnline.
Në bazë të disa videove që kanë dërguar lexuesit në adresën tonë në fshatin Qifllak shihet se si janë përmbytur rrugët dhe veturat mezi kalojnë atë./IndeksOnline/