Braziliani Ferreira rrëfen për problemin me ‘Profën’ që e shtyu të largohet nga Gjilani

Mbrojtësi Jackson Ferriera ka befasuar me vendimin e tij për tu larguar nga Gjilani, ndonëse pati kontratë valide deri në përfundim të këtij edicioni.
Në një intervistë për Indeksonline, braziliani ka treguar arsyet që e shtynë të merrte këtë vendim.
Ai thotë se njëri ndër shkaktarët e largimit të tij është trajneri Bylbyl Sokoli.
“Unë isha lënduar në ndeshjen ndaj Besës dhe nuk kisha stërvitur për 5 ditë, pastaj kur erdhi trajneri i ri më inkuadroi nga fillimi kundër Ballkanit, edhe pse kisha bërë vetëm një ditë stërvitje. Pastaj në fund mora karton të kuq dhe kjo nuk i pëlqeu fare trajnerit. Kisha edhe disa arsye tjera që mora këtë vendim. Unë falënderoj presidentin Florim Zuka, drejtorin Sevdail Robelli dhe tifozët që gjithmonë kanë qenë korrekt me mua. Tash jam i hapur për oferta” deklaroi Ferriera.
29 vjeçari shihet si njëri ndër futbollistët më të mirë në Superligë, në rolin e tij si mbrojtës i majtë.
/Indeksonline/