75 Mall Live Search
15:57 / E Premte, 08 Janar 2021 / OSH

Haradinaj nuk merr pjesë në seancë, proteston për formën se si është trajtuar nga Specialja

Ka nisur seanca në Dhomat e Specializuara ndaj ish nënkryetarit të OVL-së së Ukc0SË Nasim Haradinaj,ku ata do të deklarojnë pafajasinë apo fajësinë e tyre ndaj akuzave të ngritura.

Derisa gjykatësi i rastit ka bërë hapjen e seancës, avokati mbrojtës i Haradinajt, ka bërë të ditur se Haradinaj nuk është paraqitur në këtë seancë ku do të duhej të deklarohej për pafajësinë e tij ndaj akuzave që e ngarkojnë.

“Zotëri Haradinaj nuk merr pjesë në seancë, pasi që ai po proteston për formën se si është trajtuar”, tha avokati mbrojtës.

Gjatë pjesës së parë të seancës që sapo ka nisur, Gucatit e Haradinajt do t’i kërkohet të vetëdeklarohen fajtor ose të pafajshëm në lidhje me akuzat kundër tyre të paraqitura në Aktakuzën e konfirmuar, në përputhje me rregullën 92(2)(c) të Rregullores.

Më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën e parashtruar më 30 tetor 2020 nga Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit (“z. Gucati”) dhe
Nasim Haradinajt (“z. Haradinaj”), për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe
për shkelje të fshehtësisë së procedurës.