Zyrtare: Viktor Kuka shkëput kontratën me Feronikelin

Mbrojtësi, Viktor Kuka e ka shkëputur kontratën me klubin e Feronikelit.
Sot dhe zyrtarisht, Kuka ka vendosur që në mënyrë të dyanshme të ndërpres bashkëpunimin me Niklin, që nga transferimi i tij verën që lamë pas.
Lajmin për largimin e tij nga klubi nga Drenasi e ka konfirmuar vetë, Kuka për IndeksOnline
“Që nga sot do të jem lojtar i lirë, pasi kam shkëputur kontratën me Feronikelin me marrëveshje të dyanshme dhe jam në pritje të ofertave. Pra të dy palët jemi ndarë të kënaqur me marrëveshjen e arritur”, tha ai.
Kujtojmë se mbrojtësi ishte pjesë edhe e Ferizajt, gjithashtu kampion tre herë i Kosovës.