Mbi 4 mijë student diplomuan në UP gjatë vitit 2020, më së shumti në këtë drejtim

Viti 2020 ishte një vit i vështirë për të gjithë, sidomos për sektorin e arsimit.
Mësimi online ishte zgjidhja e vetme për të vazhduar mbajtjen e orëve mësimore.
Po ashtu në këtë formë, u mbajtën edhe ligjeratat nëpër fakultete.
Universiteti i Prishtinës në një përgjigje për Indeksonline ka treguar se gjatë vitit 2020 diplomuan 4671 studentë.
Numri më i madh i të diplomuarve është në Fakultetin Juridik. Në këtë drejtim, 425 studentë diplomuan gjatë vitit që e lam pas.
Kurse, në nivelin master, 945 studentë diplomuan në vitin 2020./Indeksonline/