Liverpooli i fuqishëm për U23 e Aston Villës

Tashmë ka përfunduar takimin ndërmjet Aston Villës dhe Liverpoolit, duel ky në kuadër të FA Cup.
Skuadra e Klopp e fitoi këtë takim me rezultat të lartë në 1:4, falë dy golave nga Mane, një nga Wijnaldum e Salah, ndërsa për Aston Villën realizoi, Barry, shkruan IndeksOnline
Kujtojmë se në këtë takim, Aston Villa u paraqit me kategorinë U23 të lojtarëve kjo pasi te skuadra A’ disa futbollistë kishin rezultuar pozitiv me Covid-19, dhe ekipi të parë i’u ndalua të luanin në këtë duel.
Gjithashtu, më meritori në këtë ndeshje ishte Xherdan Shaqiri, pasi aisitoi dy herë në dy golat e fundit për skuadrën e tij.