75 Mall Live Search
23:01 / E Premte, 08 Janar 2021 / OSH

Haxhi Avdyli paralajmëron padi, u akuzua se pagoi 500 euro një femër për shërbime seksuale

Ish-deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli u akuzua sonte se ka paguar një grua 500 euro për shërbime seksuale.

Sipas lajmit të publikuar nga Sinjali, Prokuroria ka mbyllur hetimet në lidhje me këtë rast. Sipas tyre, një grua me identitet anonim ka deklaruar se bashkëshorti i saj, N.K, e ka detyruar atë të kryej marrëdhënie seksuale me burra të tjerë për para.

Deklarata ku pretendohet se u përmend ish-deputeti, Haxhi Avdyli

Në mesin e këtyre burrave, sipas deklaratës së në mesin e këtyre burrave ishte edhe ish-deputeti Haxhi Avdyli.

Indeksonline kontaktoi me ish-deputetin Avdylin, i cili mohoi çdo akuzë dhe paralajmëroi padi.

“Portali i Avokatit te Isa Mustafës dhe grupit te Prontos, Besnik Berisha, s’do kisha besuar që do binte kaq poshtë me këto shpifje dhe sajime fantastiko-shkencore. Sidoqoftë të tmerruar nga fundi i tyre politik nga vullneti qytetarëve edhe priten këto “fake news” apo sajime te ulëta. Mund ta quaj e ulët, e pamoralshme dhe goditje e ulët nga ana avokatit, që në kohë zgjedhjesh bëjnë këso sajime dhe për këtë do bëj denoncim ne gjyq”, u shprehë Avdyli. /Indeksonline/