Agim Veliun se ndal as bora, sot del në terren: Po punojmë që t’i fitojmë këto zgjedhje

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu ka zhvilluar sot një takim me strukturat e kësaj partie në Malishevë.
Veliu ka thënë se janë duke punuar shumë që LDK-ja të dalë e para në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Në një takim me Kryesinë dhe strukturat e Degës së LDK-së në Malishevë, bashkëbiseduam për zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit, përgatitjet dhe koordinimet e përbashkëta që do t’i kemi. LDK-ja do të punojë shumë që të dalë e para në këto zgjedhje në Malishevë, por edhe në gjithë Kosovën falë punës dhe angazhimit të secilit aktivist e anëtar të saj”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

