“Daja” i Grabovcit jep dorëheqje nga udhëheqja e QKUK-së
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë të ditur se drejtori i deritashëm i QKUK-së, Curr Gjocaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e deritashme.
Ismaili ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se shëndetësia ka nevojë për reforma të thella të cilat tashmë kanë filluar.
“Posa u njoftova se Drejtori i SHSKUK-së, Curr Gjocaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. E falënderoj për punën dhe pres që Bordi Drejtues të marrë vendime të shpejta për plotësimin e menaxhmentit. Shëndetësia ka nevojë për reforma të thella. Na pret një rrugë e gjatë, por atë tashmë e kemi filluar. ”, ka shkruar Ismaili.
Gjocaj ishte përmendur nga Adem Grabovci në bisedat telefonike me presidentit aktual të Kosovës, Hashim Thaçi.
Në bisedat e përgjuara, Grabovci i referohet atij si: “Daja”. /AktivPress