Ky është mesazhi i sportistit të parë kosovar që mori vaksinën kundër Covid-19!

Albin Tahiri u bë sportisti i parë kosovar që mori vaksinën kundër, Covid-19.
Skitari, Tahiri një ditë më parë përmes profilit të tij në ‘Facebook’ e konfirmoi se ka marrë vaksinën kundër Covid-19, shkruan IndeksOnline

Por, se si u ndje ai ato momente, a kishte ndonjë komplikim në organizmin e tij dhe se cili është mesazhi për gjithë njerëzit që kanë frikë të vaksinohen, Tahiri i zbulon të gjitha në një prononcim për IndeksOnline.
Ai tha se u vaksinua për Covid-19 ditë më parë dhe se nuk e ka asnjë komplikim më të vogël.

“Unë u vaksinova për Covid-19 ditë më parë. Ndihem plotësisht mirë dhe nuk kam ndonjë efekt anësor fare. Kur e mora injeksionin nuk e ndjeva aspak. Kështu që ndihem normal si çdo ditë”, tha fillimisht skitari ynë.
Tahiri, thotë se nuk tremb aspak, pasi beson tek mejkësia.
“Nuk u tremba aspak, sepse unë vet firmos për të marrë vaksinën. Ishte dëshira ime të vaksinohesha sa më shpejtë që të ishte e mundur. Ju e dini se unë jam dhe mjek me profesion, kështu që unë besoj plotësisht te vaksina, është një nga gjërat më të mira që kanë ndodhur në historinë e mjekësisë. Kështu që unë nuk kam shqetësime aspak”.
Gjithashtu skitari kosovar kishte edhe një mesazh për fund për gjithë ata që kanë frikë për t’u vaksinuar.
“Mesazhi im për të tjerët pasi pash shumë postimi në media rreth rrezikut të vaksinës se brenda turpit do të futen disa mikro çipa, unë u them njerëzve merrni vaksinën sa më shpejtë që është e mundur, pasi është mënyra e vetme për të marrë virusin nën kontrolle. Njerëzit thjeshtë duhet t’i besojnë shkencës dhe mjekëve e jo çdo postimi që lexojnë në Internet”, tha ai.
