75 Mall Live Search
16:18 / E Diele, 10 Janar 2021 / Blerim

Haradinaj takon rininë e AAK-së: Kandidatët e rinisë së AAK-së, do të jenë edhe fitues në këto zgjedhje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot ka takuar strukturat Aleancës së të Rinjve të Kosovës.

Ai gjatë këtij takimi ju ka dhënë mbështetjen e plotë rinisë së AAK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Aleanca për Ardhmërinë̈ e Kosovës, gjithherë ka qenë shtëpi e mundësive për të rinjtë në politikë.  Sot në takim me strukturat e Aleancës së të Rinjve të Kosovës, i sigurova se do e kenë mbështetjen time të plotë për zgjedhjet e 14 shkurtit’, ka shkruar Haradinaj.

Ndër të tjera Haradinaj tha se kandidatët e organizatës rinore të AAK-së, përpos se do jenë vlerë e shtuar e listës, do të jenë edhe fitues në këto zgjedhje.

“Kandidatët e organizatës rinore të AAK-së, përpos se do jenë vlerë e shtuar e listës, besoj se do të jenë edhe fitues në këto zgjedhje, me karrierë të ndritur në të ardhmen e tyre politike. Na priftë e mbara”, përfundoi  ai.