Rrahmani i pafat në debutim, Napoli fiton në minutat e fundit

Amir Rrahmani nuk e ka nisur aspak mirë debutimin nga minuta e parë me skuadrën e Napolit.
Mbrojtësi i Kosovës bëri gabim fatal në fitoren 1-2 të skuadrës së Gatusos kundër Udineses.
Insigne fillimisht kaloi Napolin në epërsi në minutën e 15-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.
Një kthim mbrapa i pakujdesshëm i Rrahmanit ia fali topin Lasagnas i cili barazoi rezultatin.
Momenti i gabimit të Rrahmanit
Golin e fitores e shënoi Bakayoko në minutën e fundit të ndeshjes.
Në ndeshjen tjetër, Lazio e mposhti Parmën me rezultat 0-2.
Golat për skuadrën e Inzaghit i shënuan Luis Alberto në minutën e 55-të dhe Caicedo në minutën e 67-të.
Verona e ka mposhtur Crotonen me rezultat 2-1. /IndeksOnline/