75 Mall Live Search
18:57 / E Hënë, 11 Janar 2021 / Blerim

Ardian Gola i bashkohet VV-së, Kurti e Konjufca shijojnë kafenë me të

Lideri i VV-së, Albin Kurti, përmes një postimi në FB, ka bërë të ditur se profesori universitar, Ardian Gola i është bashkuar partisë së tij.

Ai ka thënë se Ardian Gola Gola është prej atyre profesorëve, të cilët nuk mjaftohen me rehatinë e kolltuqeve akademike.

Ky është postimi i tij:

Ardian Gola është prej atyre profesorëve, të cilët nuk mjaftohen me rehatinë e kolltuqeve akademike. Ai nuk ka qëndruar indiferent ndaj padrejtësive të shumta të pushtetit të korruptuar. Përkundrazi, luftën e pakompromis për drejtësi Gola e ka zhvilluar përmes angazhimit të tij publik si kritik social. Gjithnjë e kemi ditur se rrugët tona një ditë do të pikëprehen.

Mirë se erdhe Ardian!