75 Mall Live Search
19:29 / E Hënë, 11 Janar 2021 / OSH

Gjilani dhe Drita kundërshtarë edhe jashtë fushave, kërkojnë super talentin kosovar

Klubi i Dritës dhe i Gjilanit, përveç rivalitetit në fushë, ata do të jenë rival edhe në merkato.

Dy skuadrat janë vënë pas super talentit të Vitisë, Albion Kurtaj, që ka shkëlqyer këtë sezon në Ligën e Parë.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar vetë futbollisti i cili u shprehë se Gjilani dhe Drita kanë kontakte të vazhdueshme me të.

Image may contain: outdoor

“Kemi pas kontakte të vazhdueshme me ekipet në fjalë, edhe ende është në pikëpyetje qëndrimi im në Viti”, tha ai fillimisht.

Tutje, Kurtaj u shprehë se ka edhe oferta të tjera të bujshme nga skuadrat e Ligës së Parë.

Image may contain: 2 people, including Albion Kurtaj, people playing sports, child and outdoor

“Kam pasur edhe oferta të bujshme nga disa skuadra nga Liga e Parë, mirëpo besoj që brenda pak ditëve do të konfirmohet e ardhmja ime”, u shprehë Kurtaj.

Albion Kurtaj është ndër futbollistët më të spikatur në Ligën e Parë./Indeksonline/