75 Mall Live Search
10:03 / E Martë, 12 Janar 2021 / OSH

Ozil tregon hapur skuadrën në të cilën preferon të vazhdojë karrierën

Mesut Ozil vazhdon të jetë futbollist i Arsenalit, ani pse emri i tij po lidhet me kalimin te skuadra të tjera evropiane e amerikane. Futbollisti turko-gjerman ka thënë se Fenerbahce është skuadra e preferuar për të vazhduar karrierën.

“Preferoj rikthimin në Turqi. Nëse do të rikthehesha atje, do të zgjedhja vetëm Fenerbahcen. Është skuadra që e kam dashur që kur isha fëmijë”, ka thënë Ozil.

Ish-reprezentuesi i Gjermanisë është pyetur nga mediat edhe në zgjedhjen e tij midis Messit e Ronaldos. Messi ka provuar të ishte një nga më të mirët në Spanjë, por Cristiano ishte më i miri në çdo vend ku ai luante”, tha Ozil./Indeksonline/