Milanit po i vije transferi i parë, është mbrojtës 20 vjeçar

Milani është shumë afër që të sigurojë transferin e parë në afatin kalimtar të janarit. Mohamed Simakani pritet të jetë përforcimi i parë i Piolit.
Mbrojtësi i talentuar francez, ka braktisur stërvitjen me skuadrën e Strasbourgut duke këmbëngulur në marrëveshjen me gjigantin italian.
Simakani luan si qendërmbrojtës, ndërsa ai së fundi ka pranuar një ofertë serioze edhe nga Leipzigu në Gjermani.
Vlera e tij vlerësohet rreth 20 milionë euro.
Simakani javën e kaluar kishte pësuar lëndim që dukej serioz, por për fatin e tij lëndimi nuk ishte në gju dhe se ai brenda pak ditësh do të jetë i gatshëm për lojë./Indeksonline/