Osmani në Bruksel, takohet me Komisionerin për Zgjerim

Ushtruesja e detyrës e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në një takim në Bruksel nga komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.
Gjatë ditës, Osmani do të takohet edhe me David Sassolin president i Parlamentit Evropian.
Ndërkaq në mbrëmje, presidentja në detyrë do të jetë mysafire e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi , Miroslav Lajçak.
Gajtë vizitës dyditore në Bruksel, Osmani do të takohet edhe me deputetët e Parlamentit Evropian që janë në Grupin e miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian: Rainer Wielandi, zv.presidenti i PE-së, Lukas Mandli (EPP), Viola von Cramon- Taubade, raportuese për Kosovën në PE, Ilhan Kyuchyuku, nga Grupi Renew dhe Andrey Kovatchevi, nënkryetar i EPP-së.
Osmani të mërkurën do të takohet me presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve, Eliane Tillieux, dhe presidenten e Senatit të Belgjikës, Stephanie D’Hose.