75 Mall Live Search
12:58 / E Martë, 12 Janar 2021 / Blerim

Serbia dështon në përpjekjet e saj për të minuar marrëdhëniet e Kosovës me Katarin

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, përmes një postimi të bërë në FB, ka bërë të ditur se sot ka pritur në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, ambasadorin jo rezident të Katarit në Kosovë, z. Ali Bin HAMAD AL-MARRI, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera midis të dyja vendeve.

Ndër të tjera, ajo thotë se u konfirmuar mbështetja e Katarit për Republikën e Kosovës.

Ky është postimi i saj:

SHTETI I KATARIT QËNDRON PËRKRAH REPUBLIKËS SË KOSOVËS!

Sot prita në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, ambasadorin jo rezident të Katarit në Kosovë, z. Ali Bin HAMAD AL-MARRI, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera midis të dyja vendeve.

Ambasadori Al-Marri më siguroi se qëndrimi i Doha-s zyrtare mbetet i pandryshuar dhe se shteti i Katarit do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën duke i qëndruar përkrah popullit dhe shtetit tonë. Shpreha falënderimin për përkrahjen e vazhdueshme të Katarit, veçanërisht në konsolidimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar.