75 Mall Live Search
16:53 / E Martë, 12 Janar 2021 / A. A

Koronavirusi prek një tjetër futbollist të PSG-së

Trajneri Mauricio Pochettino nuk mund të llogarisë në mbrojtësin Colin Dagma për ndeshjen e së mërkurës kundër Marseille.

Dagba doli pozitiv në testin për koronavirus dhe ka hyrë menjëherë në izolim.

22 vjeçari kishte startuar në dy ndeshjet e kaluara pas ardhjes së Pochettinos te Paris Saint Germaini.

/Indeksonline/