Arsenali shprehet shumë i lumtur/ Ia zgjatë kontratën Holdingut për 3 vite tjera

Rob Holding ka nënshkruar kontratë të re me Arsenalin që e mbanë atë në Emiratës deri në vitin 2024.
“Jemi shumë të kënaqur që Robi ka vazhduar me ne. Ai është 25 vjeçar dhe ende nuk e ka arritur kulminacionin në karrierë. Gjatë këtyre viteve ai ka treguar se ka kualitet dhe maturi. Shpresoj të zhvillohet edhe më tepër” ka deklaruar drejtori teknik Edu.
Edhe trajneri i Mikel Arteta e ka vlerësuar lartë kontributin e Holding prej kohës kur ai është emëruar trajner i Arsenalit.
/Indeksonline/