Kryetari Gashi njofton qytetarët se një profil i rremë në emrin e tij po qarkullon në Facebook

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka ndarë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Obiliqit, ku ditëve të fundit një profil i rremë po qarkullon në emër të kryetarit Gashi, duke shpërndarë mesazhe të ndryshme, me kërkesa për dërgimin e dokumenteve të tyre personale.
Kështu, kryetari Gashi ka kërkuar nga qytetarët që të injorojnë çdo mesazh i cili vjen nga ky profil i rremë, sepse janë mashtrime. Po ashtu, ka bërë të ditur se ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore në organet kompetente.

Shkrimi i plotë i kryetarit Gashi:
“Njoftim me rëndësi!
Qytetarë të nderuar,
Në Facebook, po vazhdon të jetë aktiv, një profil i rremë me emrin tim, i cili po shpërndan mesazhe të ndryshme, duke kërkuar dokumente personale të qytetarëve!
U bëj thirrje të gjithëve që ta injoroni çdo mesazh, i cili vjen nga ky profil i rremë, sepse janë mashtrime, si edhe ju konfirmoj se profili i vetëm i vërtetë është ky që aktualisht kam në përdorim. Njëkohësisht kam ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore në organet kompetente. Uroj që shpejt të përfundojnë procedurat dhe të zbardhet ky rast!
