Sancho drejt largimit, Dortmundi ka gjetur zëvendësuesin e tij

Borussia Dortmundi raportohet se po synon Tanguy Coulibalyn si një nënshkrim i mundshëm në të ardhmen, nëse Jadon Sancho largohet nga klubi.
Manchester Unitedi u përpoq kot të transferonte Sanchon verën e kaluar por nuk arriti të përmbushte çmimin e kërkuar te Dortmundi 108- milionësh.
“Djajtë e kuq” pritet të kthehen për Sanchon këtë verë, me Dortmundin tani të etur për të bërë plane rezervë në rast se ai largohet.
Siç raporton France Football , Coulibaly, 19 vjeç, është në krye të listës së tyre të dëshirave pasi bëri përshtypje në Bundesligë me Stuttgartin. /IndeksOnline/