75 Mall Live Search
12:01 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / C E

Dita vendimtare për Calhanoglu, sot takimi me Milanin për rinovimin

Vazhdojnë negociatat midis Milanit dhe Calhanoglu për rinovimin e turkut, të cilit i përfundon kontrata në qershor 2021.

Sipas “Gazzetta dello Sport” kjo e mërkurë mund të jetë një ditë kyçe, pasi agjenti i lojtarit do të takohet me menaxherët e klubit kuqezi për të vazhduar negociatat.

Tani klubi ofron 4 milionë euro në sezon si pagë dhe disa shpërblime më shumë, në varësi të sukseseve.

Për pasojë, marrëveshja mund të jetë më afër, edhe pse kërkesat e mesfushorit-sulmues ishin diku te 6 milionë euro në sezon. /IndeksOnline/