E konfirmon Morina/ Kemi oferta nga Zvicra e Belgjika për Almir Kryeziun

Futbollisti më i dalluar në vjeshtë te Arbëria ishte Almir Kryeziu.
Paraqitjet e tij pozitive në Superligë por edhe me Kosovën U21, kanë bërë që 22 vjeçari të bie në radarin e disa skuadrave nga Evropa.
Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina thotë se ka mundësi që Kryeziu të largohet në këtë afat kalimtar nëse klubi bindet nga ofertat.
“Kemi pranuar oferta nga Zvicra, Belgjika e Turqia për Almirin. Të shohim çka do të ndodhë në vazhdim sepse klubi është duke shqyrtuar situatën. Sa i përket transferimeve ne jemi të kënaqur dhe e kemi kry, por kjo varet edhe nga largimet. Nëse Almiri largohet ne duhet të gjejmë ndonjë lojtar për ta zëvendësuar” deklaroi Morina për Indeksonline.
Ndryshe, gjatë këtij afati kalimtar Arbëria është përforcuar me 7 futbollistë vendorë e të huaj.
/Indeksonline/