Ballkanit i lirohet merkato, klubi tani mund të bëj transferime

KF Ballkani tani mund të bëjë transferime.
Skuadra nga Suhareka ka njoftuar se i është hapur mundësia e transferimeve që ishte mbyllur për dy ditë.
Ky është njoftimi i klubit:
Të dashur tifozë .Të nderuara media. Njoftim për të gjitha palët e interesit. Sistemi TMS (Transfer Matching System) i klubit tonë është i hapur dhe funksional siç kemi potencuar para 2-3 ditësh, TMS-ja ka qenë e bllokuar vetem 2 ditë si shkak i një dënimi për një ish-lojtar që ka qenë në prova para 2 vjetëve. Faleminderit për interesimin
Na priftë e mbara