Këta janë tre kandidatët e LDK-së për deputet nga komuna e Lipjanit

Dega e LDK-së në Lipjan do të ketë tre kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Përmes një postimi në Facebook, LDK-Lipjan bënë të ditur se Shkelzen Hajdini, Vlora Limani-Hajnuni dhe Kaltrina Demiri do të jenë kandidatë për deputetë.
Limani-Hajnuni dhe Hajdini ishin kandidatë për deputetë edhe në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019./Indeksonline/

