Musacchio: Milani duhet ta ndalë Icardin
Mbrojtësi i Milanit, Mateo Musacchio, ka pranuar se kapiteni I Iterit, Mauro Icardi, është rreziku kryesor në derbin e të dielës.
Rossonerët kanë humbur dy ndeshjet e fundit në Serie A, kështu që presioni është mbi kuq e zinjt para derbit ndaj Nerazzurëve.
“Nuk ka ritual special para këtij takimi”.
“Nuk është e nevojshme, ju thjesht duhet të mendoni se sa e rëndësishme është kjo ndeshje që të arrijmë nivelin e motivimit dhe koncentrimit”.
“Ne duhet të jemi 11 luanë, ne do të japim gjithçka në fushë”.
“Është shumë emocionale dhe ekscituese dhe ekziston dëshirë e madhe për të fituar. Unë mezi pres ditën e diel”, potencoi Musacchio./Telegrafi/