75 Mall Live Search
19:08 / E Premte, 05 Qershor 2026 / Gj Sh

Java e tretë e Serie A do të jetë e zjarrtë, tre super derbi

Serie A sot ka hedhur shortin për sezonin e ri 2026/27.

Sezoni i ri do të nis më 22-23 gusht, derisa java e tretë do të jetë më e zjarrta, shkruan IndeksOnline.

Në xhiron e tretë të kampionatit italian do të ketë tre super derbi.

Dyt skuadrat më të mëdha në Itali, Juventus dhe Milan do të përballen me njëra tjetrën.

Derbi tjetër do të zhvillohet mes Interit dhe Napolit.

Po ashtu, një tjetër ndeshje interesante në javën e tretë do të jetë ajo mes Romës dhe Atalantas./IndeksOnline/