75 Mall Live Search
10:30 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Ministri Selimi: Grupi punues nis themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se në përkujtim të Masakrës së Reçakut ka bërë hapjen e punimeve të Grupit punes për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës.

“Populli ynë u ngrit nga hiri dhe dhimbja për të gjithë ata që u flijuan për lirinë tonë na shërben si forcë për të rindërtuar. Kosova nuk do t’i harrojë kurrë!”, ka shkruar midis tjerash ministri Selimi, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: one or more people and indoor

Shkrimi i tij i plotë:

Në përkujtim të Masakrës së Reçakut, sot kam bërë hapjen e punimeve të Grupit punues për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, i cili do të jetë adresë e kujtesës sonë kolektive. Populli ynë u ngrit nga hiri dhe dhimbja për të gjithë ata që u flijuan për lirinë tonë na shërben si forcë për të rindërtuar. Kosova nuk do t’i harrojë kurrë!