Zyrtare: Llapi përforcohet me futbollist nga Libani

Skuadra kosovare KF Llapi ka prezantuar transferimin e ri.
Bëhet fjalë për futbollistin, Amir Hossari, i cili ka nënshkruar kontratën deri në vitin 2022, shkruan IndeksOnline.

Hossari është futbollist i tri pozitave, mbrojtës e mesfushor i majtë e si edhe mesfushor defansiv, i cili vije nga skuadra e elitës së futbollit libanez, Shabab Bourj.
Ky transferim është mundësuar falë angazhimit të menaxherit shqiptar të lojtarit, Musa Quranolli nga Baseli.
