19:40 / E Premte, 15 Janar 2021 / A. M.

Rashit Qalajt i aprovohet dorëheqja nga Policia

Institucioni i sigurisë, Policia e Kosovës ka aprovruar dorëheqjen e ish-drejtorit, Rashit Qalaj, i cili dje ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Indeksonline mëson se aprovimi i kësaj kërkese ka ndodhur pasditen e sotme, 15:40.

Ndryshe, nënkolonel Rashit Qalaj në konferencën e djeshme ka thënë se do të jetë anëtar i PDK-së.

“Në këtë parti kam shumë shokë shumë miq që kanë kontribuar në etapa të ndryshme për çlirimin e vendit. E kam pasur të vështirë të jepja dorëheqjen nga policia, ka qenë vendim emocional”, është shprehur ai.