75 Mall Live Search
14:29 / E Diele, 17 Janar 2021 / kutia

Dyshohet se vrau gjyshin, kërkohet paraburgim ndaj nipit

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit D.I., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës, dyshohet se më 15 janar 2021, rreth orës 20:40 minuta, në fshatin Izvor Komuna e Novobërdës, i pandehuri D.I., ka privuar nga jeta tani të ndjerin K.I., duke e goditur 12 herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, që i kanë shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.