75 Mall Live Search
15:46 / E Diele, 17 Janar 2021 / OSH

Haxhi Shala e dëmton Nismën edhe në Vushtrri, ja merr 50 anëtarë

10-shi i AAK-së, Haxhi Shala nuk po ndalet së dëmtuari ish-partinë e tij, Nisma Socialdemokrate.

Përmes një postimi në Facebook, Shala ka lajmëruar se 50 anëtarë të Nismës në Vushtrri sot janë bërë anëtarë të AAK-së, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Frymës së zgjerimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sot, nga komuna e Vushtrrisë, i janë bashkuar edhe mbi 50 ish-anëtarë të forumit të rinisë dhe bashkëudhëtarë, të ardhur nga ish subjekti ku kemi qenë së bashku.

Me vullnet të mirë, të gjithë së bashku janë mobilizuar për të kërkuar votë në çdo cep të Vushtrrisë dhe Kosovës, votë për AAK-në dhe Ramushin President.Rinia është shtylla e shtetit. Vetëm të bashkuar mund të i’a dalim! HSH