10:19 / E Hënë, 18 Janar 2021 / k.v

U dështon plani, pronarët e këmbimores përleshen me grabitësit në Gjakovë

Dy meshkuj nga Gjakova kanë njoftuar policinë se në lokalin e këmbimores së tyre, katër të dyshuar me maska dhe nën kërcënimin e armës kanë tentuar të kryenin grabitje, por kanë hasur në rezistencë pasi viktimat janë përleshur me ta dhe të dyshuarit janë larguar nga lokali në drejtim të panjohur.

Njeri nga viktimat ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë grabitja në tentativë ka ndodhur të dielën në orën 18 e 30 minuta.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat po merren me hetimet./IndeksOnline/