75 Mall Live Search
13:37 / E Hënë, 18 Janar 2021 / OSH

Shefi i Samsungut dënohet për korrupsion

Trashëgimtari i “Samsung”-ut, Lee Jae Yong, u dënua me dy vjet e gjashtë muaj burgim nga një gjykatë e lartë në Korenë e Jugut, për shkak të përfshirjes në vepra korruptive.

Lee, 52 vjeç, është dënuar fillimisht për dhënie ryshfeti një bashkëpunëtori të ish-presidentes Park Geun-hye dhe është burgosur për pesë vjet në vitin 2017.

Ai e ka mohuar keqbërjen. Dënimi i është zvogëluar dhe pezulluar në apel dhe ai është lënë i lirë pasi ka shërbyer një vit.

Gjykata Supreme më pas e ka kthyer çështjen përsëri në Gjykatën e Lartë të Seulit, e cila e ka marrë vendimin e ri të hënën.

“Samsung”-u, prodhuesi më i madh në botë i telefonave të mençur, është konglomerati më i madh i kontrolluar nga një familje, që dominon ekonominë e Koresë së Jugut.

Qarkullimi i përgjithshëm i “Samsung”-ut arrin në 20 për qind të bruto prodhimit të brendshëm të Koresë së Jugut.

Lee ka qenë në krye të “Samsung”-ut për disa vjet pasi babai i tij është sëmurë si pasojë e një sulmi në zemër. Babai i tij ka vdekur në tetor.