Zyrtare: Phil Neville trajner i Interit

Legjenda e Evertonit, Phil Neville është emëruar trajner i skuadrës amerikane, Inter Miami.
Neville i cili ishte trajner te Kombëtarja e grave të Anglisë tashmë zyrtarisht është ulur në stolin e ekipit amerikan, që ka pronar David Beckhamin, shkruan IndeksOnline.

43-vjeçari para se ta menaxhonte ekipin e ‘Tre Luaneshave’, ishte trajner i klubit Salford City.
Neville ka luajtur së bashku me Beckhamin te Manchester Unitedi, para se ai të largohej për në Everton ku qëndroi nga viti 2005 deri në 2013./IndeksOnline/