Zyrtare: Shabani firmos kontratë të re me Wolves

Futbollisti kosovar ka firmosur kontratë të re me ekipin e njohur anglez, Wolves.
Meritan Shabani ka nënshkruar me gjigantin anglez deri në vitin 2023, shkruan IndeksOnline.
Trajneri, Nuno Espirito ka filluar një simpati për kosovarin, madje në ndeshjen e fundit ai e uli në stol.

Drejtori Sporitv i Wolves pas kësaj marrëveshje, tha: “Meritani është një lojtar me potencial të madh. Ai shumë shpejtë do të bëhet i rëndësishëm për ekipin”.
Kujtojmë që Shabani shkoi te Wolves nga skuadra e të rinjve të Bayern Munchen./IndeksOnline/