Tabela në Grupin A pas ndeshjeve të para të Kupës së Botës
Mbrëmë ka filluar edicioni i ri i Kupës së Botës.
Ndeshja hapese ishte mes një prej shteteve nikoqire, Meksikës dhe Afrikës së Jugut, e cila përfundoi me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Ndërkohë Korea e Jugut ka shënuar fitore 2-1 ndaj Çekisë.
Pas ndeshjeve të para, Meksika kryeson tabelën në grupin A, me tre pikë, aq sa ka edhe Korea e Jugut, derisa Çekia dhe Afrika e Jugut kanë nga zero pikë.
Në ndeshjet e radhës, Meksika luan kundër Koresë së Jugut, ndërsa Çekia me Afrikën e Jugut./IndeksOnline/



