Dikur luante për Kosovën në UEFA Nations League, tani është në prova te Gjilani
Mbrojtësi Ardin Dallku sot ka luajtur ndeshje miqësore me Gjilanin kundër Strugës në barazimin 3-3.
Klubi gjilanas ka njoftuar se vushtrriasi është në periudhë prove.
Gjatë ditëve në vazhdim trajneri Bylbyl Sokoli pritet të vlerësojë nëse Dallku i duhet Gjilanit, shkruan Indeksonline.
Dallku edicionin e kaluar ishte futbollist i Shkëndijës por luajti vetëm 2 ndeshje në kampionat.
Vëllau i Armend Dallkut më parë ka bërë karrierë te Vorskla Poltava në Ukrainë.
Ai poshtu ka luajtur edhe për Kombëtaren e Kosovës në Nations League në tetor të 2018-tës kundër Ishujve Faroe.
/Indeksonline/