Ekskluzive: Gjilani arrin marrëveshje me mbrojtësin e superiores

Skuadra e Gjilanit ka gjetur mbrojtësin anësor pas largimit të Jackson Ferrerias.
IndeksOnline ekskluzivisht mëson se klubi nga Anamorava ka arritur marrëveshje me futbollistin, Drin Govori.

Govori është bashkuar me klubin gjilanas, kurse gjatë këtyre ditëve pritet zyrtarizimi.
I riu ishte transferuar nga KEK-u për në Superligën e Shqipërisë, te skuadra e Skënderbeut.
Govori dikur luajti edhe për skuadrën e Dritës./IndeksOnline/
