Mustafa: Veç LDK mund ta trashëgojë rrugën e Ibrahim Rugovës!

Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me liderin, Isa Mustafa sot kanë vënë kurora lulesh tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në 15 vjetorin e vdekjes së këtij të fundit.
Me këtë rast Mustafa tha se do ta ndjekin rrugën e presidentit historik dhe këtë e bën vetëm LDK, askush tjetër.
“Jemi sot me kryesinë, me kryeministrin tonë dhe një pjesë e kabintetit, që të bëjmë nderime te varri i presidentit historik, në 15 vjetorin e shkuarjes së tij në amshim.
Edhe LDK ashtu sikurse Kosova e shqiptarët po e ndjejmë mungesën e një figure historike, që dha kontribut të veçantë dhe të pariparueshëm për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë.
Sot jam këtu për ta shpreh qëndrimin dhe përkushtimin e LDK-së, që ne ta ndjekim rrugën që na e ka lënë trashëgimi Rugova dhe askush s’mund ta trashëgojë përveç LDK-së dhe atyre që qëndrojnë dhe punojnë e veprojnë që vepra, ideja dhe kontributi të bëhet vepër e përhershme e Kosovës dhe jashtë saj”, tha Mustafa./Indeksonline