75 Mall Live Search
11:44 / E Enjte, 21 Janar 2021 / k.v

Sekuestrohen dy armë zjarri

Drejtoria rajonale e Policisë – Prishtinë, po i merr të gjitha masat e nevojshme policore për kapjen e personave që po qarkullojnë me armë pa autorizim dhe krejt kjo në funksion të parandalimit të akteve kriminale.

Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia, sot rreth orës 09:30, në rrugën “B” në Prishtinë, është ndaluar vetura Golf -7 , ngjyrë e zezë me targa Kosove.

Marrë parasysh rrethanat në të cilat ishte ndaluar vetura, policia kishte ushtruar një kontroll të detajuar ndaj personave dhe veturës me ç’ rast ka arritur që në brezin e të dyshuarit të gjente dhe të sekuestronte: një revole të tipit BERETTA, kalibër 9mm, si dhe tre copë fishekë, kalibër 9 mm.

I dyshuari: L.M., mashkull 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës dhe në konsultim me prokurorin e shtetit ai është proceduar më tej.

Ndërkohë që vazhdon angazhimi policor, sot rreth orës 09:30, policia ka sekuestruar edhe një revole të tipit GECO mod225, kalibër 9mm.

Arma është sekuestruar në fshatin Llukar të Prishtinës në afërsi të oborrit të shkollës.

Lidhur me rastin, policia ka iniciuar një hetim në përputhje me rekomandimin e prokurorit të shtetit.