NBA merr vendim: Lojtarët do të jenë me truproja për të mos u përqafuar me kolegët

NBA-ja, me një komunikatë shtypi, ka bërë me dije se janë regjistruar 11 raste të reja me Covid-19 midis basketbollistëve dhe stafeve drejtuese në 30 ekipet.
Numri i të të prekurve tregon se koronavirusi është ende i pranishëm në këtë sport, çka ka sjell shtyrjen e 17 ndeshjeve deri tani në NBA, që nga fillimi i sezonit.
Të gjithë personat që kanë rezultuar pozitivë kanë përfunduar në karantinë. Për të parandaluar sa më shumë përhapjen e infektimeve.
Ndërkohë, për të evituar kontaktet e tepërta, NBA-ja ka marrë një tjetër masë. Para ndeshjeve, gjatë kohës që lojtarët bëjnë nxehjen në parket, në mesin e fushës do të qëndrojnë disa bodyguard (truproja).
Ata nuk do të lejojnë që lojtarët të përshëndeten me kolegët e ekipit tjetër, të takohen apo përqafohen. Gjatë nxehjes, lojtarët janë të detyruar të qëndrojnë në gjysmëfushën e tyre.