75 Mall Live Search
17:36 / E Enjte, 21 Janar 2021 / Blerim

Jemit Haliti afër marrëveshjes me klubin e njohur suedez

Futbollisti kosovar, Jetmir Haliti është shumë afër marrëveshjes me skuadrën e njohur në Suedi, AIK.

Mbrojtësi kosovar së shpejti do t’i bëjë testet mjekësore me klubin AIK, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka bërë të ditur kompania menaxheriale e lojtarit ‘Nima’ për mediat në Suedi.

Raportohet se klubi i AIK ka ofruar 1.2 milion euro për lojtarin që ka vlerën e 250 mijë euro në ‘Transfermarkt’.

Haliti e ka filluar karrierën te skuadra e Olympic në Suedi, për të vazhduar më pas me klubet tjera, si: Prespa Birlik, Rosengard, Landskrona dhe Jonkoping./IndeksOnline/